Ali Ahmeti: Politikat ruse në RMV kanë emër dhe mbiemër!

SKENARI RUS

Ballkani Perëndimor dhe Maqedonia e Veriut nuk mund të jenë të qetë në një kohë kur po lëvizin qindra mijë trupa, kur Rusia po kërcënon paqën botërore me përdorimin e armëve bërthamore, kur Rusia bën luftë dhe po bombardon një shtet sovran – Ukrainën.

Në këtë mënyrë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i ka sqaruar shqetësimet e BDI-së për skenarin rus, pas zgjedhjeve të 8 majit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Në vendin tonë ka parti të krijuara nga Aleksandar Dugin, që është koka e politikave ruse. Ka media, televizione dhe kujt nuk i konvenon paqa, stabiliteti dhe siguria në RMV dhe në Ballkan? Sigurisht që Rusia dëshiron të ketë vatra zjarri gjithkund, për ta arsyetuar okupimin që ia ka bërë një shteti sovran”, tha Ali Ahmeti.

Kreu I BDI-së Ali Ahmeti, duke komentuar “listën e zezë” amerikane, tha se mbështet çdo vendim të DASH-it, pavarësisht se në listën e sanksioneve amerikane gjendet edhe Ramiz Merko

“Ne nuk i kontestojmë vendimet e Departamenti Amerikan të Shtetit, absolutisht dhe do të pranojmë çdo vlerësim që bën departamenti i shtetit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ne është partner më i rëndësishëm strategjik, ashtu siç është edhe Bashkimi Evropian”, tha Ahmeti.

Duke komentuar sfidën e Bekteshit që “humbësit të largohen nga politika”, Ahmeti iu referua propozimit të vitit të kaluar. BDI tërhiqet nga Qeveria ditën që hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese.

“Jemi përgjigjur flakë për flake. Urdhëroni bëni ndryshimet kushtetuese! Në momentin që Ju bëni ndryshimet ne braktisim Qeverinë e RMV-së, sepse interes madhor është Kushtueta të ndryshohet dhe vendi të anëtarësohet në BE”, tha Ahmeti.

Në pyetjen nëse do ta pranonte rikthimin e Izet Mexhitit në BDI, Ali Ahmeti shkurtimisht tha se “Izet Mexhiti të mos çburrnohet”.

Lideri I BDI-së kërkoi mbështetje për kandidatin presidencial, Bujar Osmanin, duke potencuar se dita e zgjedhjeve është referendum për të ardhmen e vendit./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share