Ali Ahmeti për President / Mickoski: E inkurajoj ta publikojë kandidaturën!

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke inkurajuar liderin e BDI-së Ali Ahmetin, që t`i hyjë garës presidenciale, deklaroi që këtë mos e bëjë përmes teksteve të porositura, por nëse ka ambicje të del dhe publikisht t`I bëjë të ditur.

“Vlerësoj se duhet të del, të inkurajohet dhe vet ta paralajmëroi kandidaturën, nuk ka nevojë të fshehet pas spineve. Nëse vlerëson se do të arrijë rezultat të rëndësishëm, nuk duhet të fshehet pas teksteve të porositura që vijnë nga kabineti I bashkëpunëtorit të tij”, tha Hristijan Mickoski.

“Beteja” me kongreset, nuk është gjëja e vetme që po shfaqet në bllokun shqiptar. Në lojë janë edhe licitimet me emra për kandidat presidencial nga BDI-ja, si kundërpërgjigje për opozitën shqiptare. Deri tani në sipërfaqe dolën dy kandidatë – Bujar Osmani dhe Ali Ahmeti.

Lideri I integristëve nuk e mohoi se mund të jetë kandidat i BDI-së në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që duhet të mbahen më 24 prill. Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, për Indeksonline, Ahmeti ka thënë se mundësia mbetet e hapur, ndërsa për kandidimin e tij do të vendosin organet e partisë.

Pas spekulimeve se nuk përjashtohet mundësia që Ali Ahmeti të kyçet në garën presidenciale, në opinion qarkulloi edhe një status në Facebook i Artan Grubit, me fotografinë e Ali Ahmetit dhe me mesazhin e shkurtë “Vetëm Ali Ahmeti”./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share