PLATFORMA E LEGJITIMITETIT
Kreu I BDI-së, Ali Ahmeti, ka konfirmuar angazhimin e Pol Uilijamsit për platformën për legjitimitetin.
Sic thuhet në një komunikate partiake, kjo është bërë e ditur, gjatë takimit të liderit të integristëve me Ambasadoren e Norvegjisë në Shkup, Kristin Melsom.
“Z. Ahmeti njoftoi Ambasadoren norvegjeze për angazhimin e ekspertit të së drejtës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare z. Paul Ëilliams, i cili njihet edhe si autor i Marrëveshjes së Ohrit, për të draftuar një platformë mbi legjitimitetin ndëretnik të institucioneve qendrore e lokale bazuar mbi rezultatet zgjedhore dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit. Ndryshe, humbet arsyeja e pjesëmarrjes në procese zgjedhore të komuniteteve në vendin tonë nëse përfaqësuesit e tyre përcaktohen me diktat nga komuniteti më i madh, si në kohërat e njëmendësisë” – thonë nga BDI.
Më 21 korrik, Dr. Poll Viliams, i njohur si autor i Marrëveshjes së Ohrit nga viti 2001, ka konfirmuar eksluzivisht për Klan Maqedoni se, bashkë me kompaninë e tij ligjore PILPG (Grupi Ligjor dhe i Politikës Ndërkombëtare Publike) dhe ekipin e juristëve ndërkombëtar, po punon mbi çështjen e mos respektimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe legjitimitetit ndëretnik të institucioneve të vendit.
I pyetur nga televizioni Klan Maqedoni, Paul Villiams dhe PILPG kanë konfirmuar që janë duke punuar në një propozim platformë mbi përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në procesin e formimit të Qeverisë dhe legjitimitetit ndëretnik të Qeverisë. /tvklan.mk/