Albin Kurti, Kryeministri i Kosovës gjatë konferencës së përbashkët në Bruksel me kreun e NATO-s, Jens Stoltenberg, bëri të qartë qëllimin e vendit për anëtarësim në NATO. Kryeministri u shpreh se është një “gur kilometrik” kërkesa për të qenë anëtare e aleancës për shkak të shqetësimeve që vendi po has me fqinjët veriorë.
Albin Kurti: Jam shumë i lumtur qe ndodhem këtu dhe takoj zotin Stoltenberg. Theksova qëllimin e qeverisë dhe popullit tim për të ardhmen. Jemi të angazhuar për të plotësuar qëllimet tona të cilat janë në përputhje të plotë me qëllimet e aleancës duke ruajtur orientimin tonë historik dhe identitetin tonë.
Gjatë 23 vjetëve të fundit NATO ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme për të ndihmuar Kosovën për të ringritur nga pikëpamja strukturore vendin e shkatërruar nga lufta. Forca mbrojtëse e Kosovës nën ndikimin e NATO-s ka qenë një sukses ekzemplar. Bazuar në këshillat dhe mbështetjen e trupave të KFOR forca e Kosovës paarritur të realizojë operacione të shkëlqyera. Janë përdorur këto mësime në rajon dhe më gjerë, në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit, sikurse kemi pritur shtetasit afganë në Gushtin e vitit e kaluar, jemi përsëri të angazhuar që plotësojmë këtë mbështetje.
Jemi të qartë. Kërkojmë të anëtarësohemi në NATO. E kemi një gur themeli, kilometrik të rëndësishëm pjesëmarrjen dhe kërkesën tonë të qartë për të qenë anëtarë të NATO-s sepse është një organizatë që mbron jo vetëm paqen në rajon, por edhe në botë. Institucionet dhe populli i Kosovës kanë arsye të qenësishme për të qenë vigjilentë nga shqetësimet që po vijnë nga fqinjët veriorë. Qeveria e Kosovës siguron jetë të qetë për të gjithë qytetarët dhe pakicat e saj. Ju falënderoj mbi të gjitha për angazhimin tuaj për një stabilitet të qëndrueshëm.
“3700 trupa të KFOR në Kosovë”, Stoltenberg: Inkurajoj dialogun konstruktiv mes palëve
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, përshëndeti qëndrimin e Kosovës për dialogun me Serbinë.
Ai inkurajoi palët që ditën e nesërme të zhvillohet një dialog konstruktiv. Stoltenberg bëri të ditur se aktualisht në Kosovë ndodhen 3700 trupa të KFOR-it.
Jens Stoltenberg: KFOR ka më shumë se 3700 trupa të vendosur dhe jemi të angazhuar natyrisht me mbështetjen e aleatëve tanë, kemi mbështetjen logjistike të tyre. KFOR ka marrë përsipër që të mbrojë integritetin, sigurinë dhe paqen e popullit të Kosovës, por natyrisht që mbështetin edhe një dialog mes vendeve. Inkurajoj palët të kenë një dialog konstruktiv mes tyre në takimin e nesërm. Përshëndes dhe vlerësoj praninë e Albinit sot këtu që të gjejmë të përbashkëta për të gjetur rrugë për të mira të përbashkëta të komuniteteve.
Stoltenberg takon Vuçiçin: Kemi gati forcat tona në Kosovë, veprojmë nëse do jetë e nevojshme
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka deklaruar se aleanca ka shtuar forca të saj të sigurisë në Kosovë, përmes KFOR-it, nisur nga situata e javës së kaluar pas trazirave në Veri të Kosovës.
Pas takimit me Presidentin serb Vuçiç në Bruksel, në një konferencë të përbashkët shtypi Stoltenberg theksoi se forcat e KFOR-it do të veprojnë nëse do të jetë e nevojshme.
“Ne kemi forcat gati dhe do veprojmë atëherë kur do jetë e nevojshme. E kemi shtuar praninë tonë në Veri. Jam informuar në detaje se si është vendosja e tyre. Lëvizja jonë do të reflektojë nevojën dhe sfidën që mund të na paraqiten në terren. KFOR punon edhe me aktorë të tjerë, siç është edhe policia e EULEX”.
Ndërsa Presidentin i Serbisë u shpreh se dhuna duhet të refuzohet.
“Barrikada dhe dhuna nuk janë implementime sistematike. Pyetja është se si e intepretojmë çështjen e dhunës. Ne kemi mundësi të limituara për të ndërhyrë në Veri. Mos prisni që serbët të qëndrojnë dhe të shikojnë. Nuk ka të bëjë me mua, është një çështje më e madhe, ka breza që nuk e shohin Kosovën si një territor të lirë, e shikojnë si territor të Serbisë”.
Vuçiç kritikoi edhe Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për të cilin tha se këtë situatë po e shfrytëzon politikisht.
“Nuk ka asnjë gjë të re në narrativën e Kurtit për Serbinë, ai thjeshte përdor situatën aktuale politike. Ajo që ne duam është një qasje racionale, një marrëveshje kompromisi mes të dyja palëve. Ne duhet të flasim me njëri-tjetrin, si do gjejmë zgjidhje, por kjo lloj narrative e refuzoj dhe pres ndjesë për gjithë fabrikimet që thuhen kundër Serbisë”.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg do të takohet më pas me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, me të cilin do të mbajë në fund një konferencë të përbashkët për shtyp.
/tvklan.al