Alarmet për ”bomba” zbrazin 15 shkolla të vendit

NË SHËNJESTËR EDHE DY SHKOLLA TË TETOVËS

I rrejshëm ka qenë denoncimi për “bomba” në Shkollën Fillore “Liria” në Tetovë, ku sot në adresën elektronike kishte mbërritur një e-mail me përmbajtje se në shkollë është vendosur një mjet shpërthyes – deklaruan nga Sektori për Veprimtari Publike pranë Komunës së Tetovës. Nga nesër, sic njoftohet, mësimi do të vazhdojë normalisht.

“Menjëherë njoftuam organet e rendit, shërbimin sekret shtetëror, të njëjtit erdhën në vendngjarje dhe konstatuan se ky lajm është I rremë. Ne do të kërkojmë document zyrtar nga MPB që nesër nxënësit të vazhdojnë me procesin edukativo-arsimor” – tha Nazmi Dauti, komuna e Tetovës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nga udhëheqësia e Shkollës Fillore “Liria” në Tetovë, kanë thënë se denoncimin për “bomba” e kanë parë pas orës 09.00. Që të mos shqetësohen nxënësit, u kanë thënë që duhet të largohen nga shkolla, për shkak të dezinfektimit.

“I kemi mbledhur nxënësit, dalëngadalë me qetësi për t`I nxjerrë jashtë. E dijmë procedurën se si duhet nxjerrë jashtë. E gjithë kjo është bërë për 5-6 minuta dhe nxënësit as që e kanë kuptuar se kemi paralajmërim për bombë” – tha Mamudije Ameti, drejtore e SH.F ”Liria – Tetovë

Përmes rrjeteve sociale është prononcuar edhe Kryetari I Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duke konfirmuar si të rrejshme alarmet për “bomba” në dy shkolla fillore. Kasami ka shtuar se në vendngjarje kanë qenë edhe ekipe nga Komuna e Tetovës, të cilët, së bashku me policinë dhe të tjerë kanë kontrolluar zonën.

”Apelojmë tek qytetarët, mësuesit dhe prindërit që të ruajnë qetësinë dhe të mos krijohet panik. Sektori i arsimit pranë komunës së Tetovës me sugjerim të organeve shtetërore të sigurisë ka shtuar kujdesin dhe mbikëqyrjen e shkollave dhe në vazhdimësi janë në komunikim me udhëheqësit e shkollave dhe organet e shtetit për sigurinë në vend” – deklaroi Kasami.

MPB-ja ka njoftuar se përveç dy shkollave në Tetovë, paralajmërime për bomba ka pasur edhe në tre shkolla të Manastirit, dy shkolla të Prilepit, shtatë shkolla të Shkupit dhe në një shkollë të Strugës.

Sic thuhet në komunikatë, menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt nga objektet kanë vijuar kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share