Alarmet për ”bomba”: MPB dhe MASH harmonizojnë masat

ME UDHËZIM TË RI NË BETEJËN KUNDËR KËRCËNIMEVE PËR BOMBA

Nga sot, me udhëzim të ri dhe me aktivitete të reja, do të nis përballja me alarmet për “bomba” – kanë paralajmëruar nga Qeveria. Pas numrit të përdjeshëm rekord të alarmve për “bomba” nëpër shkolla dhe reagimeve të prindërve dhe opinionit, është miratuar një udhëzim i veçantë, konform rrethanave aktuale, për shkak se ai paraprak ka qenë i vjetëruar në pjesën e terrorizmit.

MPB-ja me patrulla të përhershme policore do t`i sigurojë shkollat në rast të denoncimeve për “bomba”. Krahas kësaj, sic njofton KlanM, nëpër shkolla do të dorëzohen udhëzime nga MPB-ja, kurse Drejtorët e shkollave do të marrin udhëzime nga Ministria e Arsimit se sit ë veprojnë në rast të alarmeve për bomba.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Këto masa, sic njofton KlanM, ishin prezantuar dhe biseduar në takimin e djeshëm midis Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski, Ministrit të Arsimit, Jeton Shaqiri, Kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe Drejtorit për Siguri Publike, Sasho Tasevski.

“Njëjtë sikurse udhëzimi i përpunuar nga MPB-ja, punohet edhe për udhëzimin e MASH-it, për të gjithë Drejtorët e të gjitha shkollave në territorin e RMV-së, që do të kenë për obligim zbatimin e tij, me qëllim të përforcimit sigurisë së nxënësve dhe mësimdhënësve dhe zhvillimi pa pengesë i procesit mësimor” – thonë nga Qeveria.

Shumë vështirë është të numërohen rastet gjatë muajve të kaluara kur kishte alarme për “bomba” nëpër shkolla, institucione, qendra tregtare, komplekse banesore, gjykata.

Mundësia që kërcënuesit të sigurojnë anonimitet duke shfrytëzuar konjektime VPN, ka vështirësuar përpjekjet e kompetentëve për të zbuluar se kush i dërgon alarmet.

Kupa u mbush me sulmin kibernetik ndaj sistemit të Fondit për Shëndetësi, pas cka, sic percjell KlanM,  Kryeministri Kovaçevski paralajmëroi se në vendin tonë pritet të mbërrijë Ndihmës/Sekretari i Përgjithshëm I NATO-s për sulme kibernetike dhe hibride.  /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share