Alarme për bomba, mbyllen shkollat në Spanjë

Të paktën 18 institucione mësimore morën kërcënime me bombë

Të paktën 18 shkolla ndërkombëtare në të gjithë Spanjën kanë marrë kërcënime me bombë. Në provincën e Zaragozës, katër shkolla u mbyllën këtë të hënë. Policia u shfaq për të evakuuar studentët.

Gjithashtu në Tenerife përfshirë një lice francez dhe një shkollë gjermane gjithashtu morën kërcënime dhe nuk zhvilluan mësim. Policia në Zaragoza deklaroi se të gjitha shkollat ​​morën një email të ngjashëm, duke paralajmëruar se bomba dhe pajisje shpërthyese të cilat ishin vendosur rreth shkollave.

Drejtuesit e shkollave shprehen se kjo është një shaka e keqe, megjithëse autoritetet duhet ta marrin seriozisht.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share