Aksident mes një veture me targa të Serbisë dhe të Gostivarit, ka edhe të lënduar

Me datë 27.12.2022, në ora 12.50, në Stacionin policor të Gostivarit është raportuar se në kryqëzimin e autostradës me rrugën rajonale kthesa e Negotinës- fshati Negotinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veturës “Volkswagen Golf” me targa të Serbisë, e drejtuar nga personi N.H. (61 ) nga Dobërdolli i Gostivarit dhe vetura ,,Opel“ me targa të Gostivarit e drejtuar nga personi F.N. (27) nga Gorjani i Gostivarit.

Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi N.H, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murat” në Gostivar. Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi inspektues nga DPB- Gostivar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share