Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur Nea Erithrea në Athinë, ku mbeti i vdekur një 22-vjeçar shqiptar.
Motoçikleta që drejtonte 22-vjeçari shqiptar u përplas me makinën e drejtuar nga një 63 vjeçar grek, mirëpo rrethanat nuk dihen ende.
Si pasojë e aksidentit, i riu vdiq në vendin e ngjarjes.
Policia po heton shkaqet e aksidentit.