Pas pajisjes me kartë identiteti, 80-vjeçarja merr pension social

Në 11 Nëntor “Stop” transmetoi ankesat e Hamdi Topallit, banues në Laç. Ai kërkonte regjistrimin e nënës së tij Xhemile Selman Topalli, e cila ka lindur në Orenjë dhe më pas është larguar me Laç.

Por e moshuara kishte problem me aktin e largimit, pasi punonjësja e Gjendjes Civile, nuk e kishte regjistruar me numër rendor. Hamdiu ishte drejtuar në Zyrën e gjendjes civile në Orenjë, më pas në Tiranë, ku sërish nuk zgjidhi gjë.

Vetë Xhemile Topalli tha se kërkonte të regjistrohet, pasi nuk merr as pension, as ilaçe me rimbursim dhe as nuk mund të votojë. Pas ndërhyrjes së emisionit “Stop” Xhemile Topalli u arrit regjistrimi i Xhemile Selman Topallit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pas regjistrimit, e moshuara Xhemile Topalli është pajisur me kartë identiteti dhe bashkë me gazetaren shkon të aplikojë për pension social. Taulant Malshi, Drejtor i Sigurimeve Shoqërore Lezhë, tha se sapo të dalë aplikimi në sistem, brenda 30 ditësh, ajo të përfitojë pensionin./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share