Aksident i rëndë në afërsi të TEG-ut në Tiranë

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur orët e vona të kësaj të enjteje në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

Klan News thotë se ngjarja ka ndodhur në afërsi të TEG-ut. Gjithnjë sipas të dhënave të para nga Klan News, dyshohet se një person ka humbur jetën dhe se ka edhe të plagosur.

Rrethanat e aksidentit momentalisht nuk dihen. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar autoritetet policore./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share