Akrepat do të shkojnë 60 minuta mbrapa, ja kur fillon ora dimërore

Këtë fundjavë, akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta mbrapa. Ashtu sikur se është traditë ora dimërore futet në funksion të dielën e fundit të tetorit, që për këtë vit përkon me datën 26 Tetor.

Si zakonisht, ndryshimi bëhet rreth orës 03:00 të mëngjesit. Në aparatet e celularëve smart, ndërrrimi bëhet automatikisht.

Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: Në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon para.

Synimi është që të shfrytëzohet sa më mirë energjia diellore.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share