Infrastruktura portuale e Odesës sulmohet nga rusët

Depot që mbanin 1 mijë ton drithë u shkatërruan, dy të vdekur nga bombardime në jug të Ukrainës

Porti jugor i Ukrainës, Odesa ishte sërish shënjestra e rradhës nga ushtria ruse duke shkatërruar depot e grurit. Rusia “sulmoi përsëri jugun e vendit”, thanë Forcat e Mbrojtjes të Jugut të Ukrainës në platformën e mesazheve Telegram.

Ushtria ukrainase shkatërroi 19 dronë dhe 11 raketa të lëshuara nga Rusia. Sulmi rus në Odesa ishte i fundit në një seri sulmesh me raketa dhe dron. Asnjë vdekje nuk u raportua në sulmin në Odesa, por objektet që u goditën kishin pothuajse 1,000 ton drithë.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës bëri të ditur se sulmi i Rusisë në Odesa është “një përpjekje për hakmarrje” pas shkatërrimit të suksesshëm që Kievi bëri ndaj marinës ruse”. Ndërkaq dy persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën në një sulm ajror rus në qytetin Beryslav në rajonin jugor të rajonit Kherson.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se forcat e vendit kishin zmbrapsur edhe sulmet në dy fshatra pranë Bakhmut, ku Kievi po përpiqej të rifitonte tokën e humbur kur qyteti ra në duart e forcave të Moskës në Maj.

Nga ana tjetër Rusia raportoi gjithashtu sulme ukrainase pasi dronët u rrëzuan mbi pjesën veriperëndimore të Detit të Zi, mbi Krime dhe mbi rajonet ruse të rajoneve Kursk dhe Belgorod duke shkaktuar vetëm dëme.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share