Putini i buzëqeshur vëzhgon stërvitjet e mëdha ushtarake në lindjen e largët

55 mije trupa, 140 avionë e 60 luftanije po marrin pjesë në këto stërvitje ushtarke

Presidenti rus Vladimir Putin u shfaq i buzëqeshur dhe duke bërë shaka me ministrin e tij të mbrojtjes, teksa ai po vëzhgonte stërvitjet e madhe ushtarake në lindjen e largët të Rusisë.

Stërvitjet “Vostok” përfshijnë trupa ushtarake nga Kina dhe India, megjithëse nuk është e qartë nëse njësi nga ato vende po merrnin pjesë në stërvitjet e vëzhguara nga Putin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Agjenica e lajmeve Reuters thotë se me këto strëvitje, Putini duket se po dërgon një mesazh të rëndësishëm se ushtria ruse është në gjendje të funksionojë si zakonisht, pavarësisht luftës në Ukrainë, ku forcat e tij kanë pësuar humbje të mëdha në njerëz dhe pajisje gjatë luftimeve të përgjakshme.

Stërvitjet ushtarake nisën më 1 Shtator dhe pritet të zgjasin deri më 7 Shtator. Sipas Moskës, mbi 50.000 ushtarë dhe mbi 5.000 njësi të pajisjeve ushtarake, përfshirë 140 avionë dhe 60 luftanije po marrin pjesë në këto stërvitje. Por analistët ushtarakë të perëndimit e ata besojnë shifrat janë të ekzagjeruara.

Moska thotë se lojërat luftarake përfshijnë gjithashtu kontigjente ushtarake dhe vëzhgues nga Algjeria, Laosi, Mongolia, Nikaragua, Siria dhe gjashtë ish-republika sovjetike.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share