Ajdini: Asnjë politikan nga opozita shqiptare nuk ka qenë gjithmonë opozitë, kanë hy e kanë dalë disa herë nga qeveria…

Analisti Gazmend Ajdini në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin tha se opozita e tanishme shqiptare kur u bashkuan në qeveri udhëhiqnin me ministri të ndryshmë, ndaj opozitarizmi i tyre nuk ka qenë i përhershëm.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Asnjë i opozitës shqiptare nuk ka qenë kurrë opozitë gjithmonë, sepse kur ishin edhe në pushtet, kanë udhëheq me ministri dhe drejtori, edhe kur i kanë lënë ato ministri i kanë lënë për çështje të tjera jo për punë parimore politike. Një gjë është e rëndësishme në këto zgjedhje, shqiptarët po dalin me dy blloqe dhe do të kemi votë të bashkuar shqiptare, pra nuk do të përsëritet skenari si me DR-në e Imer Selmanit dhe RDK-në e Rufi Osmanit kur shqiptarët ishin të përçarë dhe nxorrën shumë pak deputët”, tha Ajdini.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërkaq, analisti Visar Ymeri tha se bashkëpunim i Zijadin Selës me Fronti Europian të udhëhequr nga BDI-ja e Ali Ahmetit, është legjitim dhe parimor pasi ndodhet në një situate kur partia e tij është e përçarë.

“Koalicioni me BDI-në i Zijadin Selës është parimor dhe legjitim, kjo sepse Sela ka dashur ta ketë të bashkuar partinë, doli Taravari u bë fragmentizimi i parë, ndaj Sela në atë situatë vendosi t’i bashkohet BDI-së së Ali Ahmetit”, tha Ymeri. /TvKlan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share