OEMV: BE-ja t’i prolongojë afatet për standardet e kompanive të RMV-së

KONKURENCA NË BE KËRKON TEKNOLOGJI DHE INOVACIONE TË REJA

Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut kërkon nga Bashkimi Evropian që t`i prolongojë afatet për vendosjen e standardeve dhe rregullative për kompanitë.

Nëse firmat nga Maqedonia e Veriut duan bashkëpunim me tregun evropian, duhet të vendosin teknologji dhe inovacione të reja për të përmirësuar konkurentshmërinë.

Më të prekur do të jenë sektori i bujqësisë, industria e metalit dhe metalurgjia, që duhet të përmbushin një numër të madh të standardeve ekologjike.

“Pra, nevojitet një investim i madh në teknologjitë e reja dhe përshtatja me industrinë “5.0”, që aplikohet nga Komisioni Evropian, dhe kjo nënkupton përmbushjen e disa standardeve nga aspekti i ekologjisë, veçanërisht në bujqësi, si dhe përshtatjen e disa procedurave dhe produkte që do të duhet t’i plotësojnë standardet që të eksportohen në BE” – tha Jadranka Arizankovska, Oda Ekonomike e RMV-së.

Në shkallën nga 1 deri 10, ekonomia e Maqedonisë së Veriut, nga aspekti teknologjik, për momentin është e ranguar në nivelin 3.

Vetëm ndërmarrjet e mëdha dhe të mesme janë të gatshëm të përballen me konkurencën dhe kërkesat e tregut evropian. Të tjerët, deri në anëtarësimin e vendit në BE, do të duhet të shënojnë progrese të standardeve dhe procedurave nëse dëshirojmë të importojnë – thonë nga Oda Ekonomike, duke rikujtuar se në kuadër të negociatave për anëtarësim në BE, ekonomia drejtpërdrejti është e kyçur në 5 nga gjithsejt 6 klasterët. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share