Kreu I integriste Ali Ahmeti me akuza të forta ndaj koalicionit VLEN se nuk kanë legjitimitet, as kapacitet dhe vizion politik për të sjellë ndryshimin. Akuzave të BDI -së ju përgjigj Bilall Kasami I cili thotë se koalicioni VLEN ka legjitimitetin e plotë të shqipëtarëve dhe do ti përfaqësoj ato.
Në mbledhjen e mbrëmshme të BDI-së ku u miratuan tri rezoluta Lideri I integristëve Ali Ahmeti ju dërgoi mesazh partisë në pushtet Vlen duke ju drejtuar se nuk kanë kapacitet dhe vizion për bërë ndryshimin, por këtë sipas tij , e kanë bërë për interesa të ngushta grupore.
“Ata njerëz të cilët kanë votuar se gjoja kanë votuar ndryshimin, çfarë ndryshimi mund të bëjnë ata të cilët nuk kanë as kapacitet, as njohuri e as vizion por janë ngjitur për interesa të ngushta grupore dhe parciale për të mbrojtur interesat e një grupi të caktuar, deklaroi Ahmeti.
Akuzave të kreut të BDI-së Ali Ahmeti se Qeveria e re, nuk ka legjitimitetin për të përfaqësuar shqiptarët dhe se nuk kapacitet politik ju përgjigj Bilall Kasami. Kasami thotë se koalicioni VLEN ka legjitimitetin e plotë të përfaqësimit të shqiptarëve dhe do realizoj projekte të rëndësishme në dobi të tyre.
“Koalicioni VLEN ka legjitimitetin e plotë të përfaqësimit të shqiptarëve. BDI dhe Ali Ahmeti duhet të kenë hallin e funksionarëve të tyre që kanë keqpërdorur pozitat zyrtare dhe për të cilat ata duhet të japin llogari., Koalicioni VLEN me legjitimitetin e marrë nga shqiptarët do përfaqësojë shqiptarët dhe do realizojë projekte të rëndësishme për përmirësimin e jetës së tyre të përditshme, por edhe të drejtave të tyre si shqiptarë”, u shpreh Kasami.
Kasami shtoi se ashtu si siç kanë bërë ndryshime në pushtetin lokal të njejtën do ta bëjnë edhe në pushtetin qendror. /tvklan.mk