Fundjava me diell, shi dhe bubullima gjatë javës së ardhshme

MOTI I NDRYSHUESHËM

Gjatë fundjavës do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Të dielën do të fryjë erë mesatare nga jugu, ndërsa gjatë natës dhe të hënën do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në disa rajone, reshjet do të jenë të rrëmbyeshme, të përcjella me bubullima dhe erë të fortë, mbi 70 km/h. Për shkak të depërtimit të masës ajrore më të ftohtë në malet më të larta, reshjet pritet të jenë me borë dhe temperatura do të jetë në rënie.

Të mërkurën pasdite dhe të enjten pritet mot i paqëndrueshëm me reshje më të dendura. Në Shkup gjatë fundjavës do të mbajë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share