Ahmeti pret në takim drejtorin e IRI për Europë, Paul McCarthy

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në takim Drejtorin rajonal për Europë në Institutin Ndërkombëtar Republikan, Paul McCarthy.

Ahmeti dhe McCarthy kanë diskutuar mbi bashkëpunimin e shkëlqyer me IRI-n e që i njëjti duhet vazhduar edhe në të ardhmen, ndërkohë që e ka falenderuar edhe për mbështetjen e dhënë BDI-së dhe qytetarëve në drejtim të përforcimit të kapaciteteve në luftën kundër krimit dhe korrupsionit me qëllim që të krijohen baza dhe qëndrueshmëri për gjeneratat e reja.

Reformat brenda Bashkimit Demokratik për Integrim gjithashtu ishin pjesë e bisedës mes dy bashkëbiseduesit, ku Ahmeti ka theksuar se partia e tij ndërvite ka pasur derën e hapur për personalitete me vlera, duke mos e anashkaluar as rininë, ndërsa e informoi gjithashtu edhe për  zgjedhjet brendapartiake që po zhvillohen në shumë degë të partisë përmes një procesi shumë të lirë dhe demokratik një anëtar një votë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjatë këtij takimi, Ahmeti dhe McCarthy kanë biseduar edhe për kontestin me Republikën e Bullgarisë si dhe nevojën urgjente të zgjidhjes së kësaj çështje e cila është e rëndësishme për vendin dhe qytetarët, duke e informuar se vendi tashmë i ka plotësuar kushtet për dhënien e dritës jeshile për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Europian.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share