Ahmeti për gjykimin në Hagë: Pres që ky proces të përfundoi ashtu siç e presin të gjithë shqiptarët

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka thënë se pamjet nga Haga e kthejnë pas në kohë, duke kujtuar se kështu mblidheshin kudo në Evropë për të protestuar për shkeljet që u bëheshin popullit shqiptar.

“Pres që ky proces të përfundoi ashtu siq e presin të gjithë shqiptarët”, ka thënë Ahmeti për gjykimin e sotëm në Hagë.

“Koha dëshmoi që ne që demostronim para gjithë këtyre kancalarive, gjithë këto peticione, u vërtetua që shqiptarët po diskriminoheshin ndaj shqiptarëve”, ka thënë Ahmeti.

“Ishte ushtruar dhunë sistematike që pas vendosjes së regjimit komunist poolicor që nga viti 1945 dhe u jemi mirënjohës, falënderues Evropës, Amerikës, që vlerësuan më në fund se shqiptarët kishin të drejtë dhe e ledhatuara e quajtur, Jugosllavi, përfundoi në greminë”, ka thënë tutje ai.

Ahmeti tha se për të është e pakuptimtë që pas 23 vitesh të ngrihet aktakuzë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Të ngrihet një aktakuzë e tillë dhe të mirren për bazë njerëz edhe pa adresë do të thoja është e pakuprimtë. Nuk e di se si ky trup i prokurorëve dhe i gjykatësve mund të bazohen dhe të nxjerrin një epilog që të dënohen ata që nuk duhet dënuar”, ka shtuar kryetari i BDI-së në edicionin special të RTV Dukagjini.

Tutje ai ka theksuar se UÇK-ja është një vërtetë e madhe dhe të gjitha njësitet e saj kanë pasur qëllimin e njëjtë që të mbrohet dinjiteti i vendit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share