Ahmeti konfirmon: Nesër nënshkruhet marrëveshja me Selën, do jetë bartës liste në Nj.Z 5

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se Ziadin Sela do të jetë bartës liste në zonën e pestë zgjedhore nga “Fronti Europian”. Ahmeti tha se ASH-krahu i Selës nesër zyrtarisht do të nënshkruaj marrëveshje me Frontin Europian në Gostivar.

“Z.Sela do të jetë bartës liste në zonën 5”, theksoi Ahmeti.

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes Frontit Europian synon që për herë të parë të ketë deputet edhe nga Njësia Zgjedhore 3,  Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se Sylejman Baki nga Lëvizja e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci do të jetë bartës liste në këtë njësi zgjedhore.

“Po, prf. Sylejman Baki është bartës i Listës në Zonën 3”, tha Ali Ahmeti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share