Ahmeti konfirmon negociatat për hyrje të ASH-së në Qeveri

ENDE NUK DIHET A DO TI JEP BDI NGA KULAÇI QEVERITAR ASH-së

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti konfirmon negociatat për hyrje të Ash-së në qeveri. Ahmeti nuk jep detaje nëse partia që ai drejton do ti jep ndonjë ministri Taravarit.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, nuk e përjashton mundësinë e futjes së ASH në qeveri. Edhe pse thotë që ende është herët të flitet për një epilog konkret, megjithatë vërteton se bisedimet janë duke vazhduar.

“Është hapur edhe kjo temë. Takimet me përfaqësues të tyre i kam bërë unë. Ka bërë takim edhe Kovaçevski me zotin Taravari. Do të shohim çfarë epilogu do të ketë nga bisedimet që do bëhen në mes të palëve. Akoma nuk është biseduar për detaje, është një proces në rrjedha e sipër. Ne si shqiptarë kemi nevojë për një unitet më të madh, të jemi pak më shumë të organizuar në drejtim të realizimit të misionit tonë kombëtar.”-tha Ahmeti.

Sispas burimeve të Tv Klan gjatë takimit që Kreu i Ash Arben Taravari ka pasur me kryeministrin Dimitar Kovaçevski në tavolinë Taravarit i janë ofruar dy ministri, ndërkaq po negociohet për ministrinë e tretë dhe për disa drejtori që do ti jepen këtij subjekti politik. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share