ASH përfundon mbledhjen, tregon nëse do të merr pjesë në ftesat për takime liderësh

Aleanca për Shqiptarët ka mbajtur sonte mbledhjen e komisionit për organizimin e kongresit që ka kompentencat e Kryesisë ku ka sjellur vendim nëse do të merr pjesë në ftesat për takime liderësh.

“Do të marrim pjesë në takimin e liderëve të partive parlamentare të hënën në Kuvend. Gjithashtu jemi në kontakt dhe në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha partitë politike shqiptare”, konfirmuan për Klan Macedonia nga Aleanca për shqiptarët.

Në ftesën e kryeministrit Dimitar Kovaçevski nga ASH thanë se do të merrë pjesë në takim U.D Arben Taravari, ndërsa sa i takon ftesës së Kasamit në lidhje me organizimin e tryezës së partive shqiptare, nga ASH thanë se janë në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha partitë shqiptare. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share