Ahmeti i përgjigjet Mickoskit: Ta provojmë “humorin” se si do të dalë! Vendi po përballet me histeri anti-shqiptare

“Ta provojmë humorin se si do të dalë. Unë kamë bërë thirrje jo tash po ka vite. Unë nuk bëj filma të Holivudit dhe nuk jamë skenarist i Holivudit”, kështu i përgjigjet Ali Ahmeti deklaratës së Mickoskit i cili e quajti humor thirrjen e Ahmetit për veting të të gjithë funksionarëve që kanë ushtruar funksion në 30 vitet e fundit përfshirë edhe ish funksionarë të BDI-së.

Ahmeti bëri të ditur se ligji është propozuar para 4 viteve dhe është i gatshëm për tu praktikuar por me pjesëmarrje të Brukselit dhe Uashingtonit.

Ta provojmë humorin se si do të dalë. Unë kamë bërë thirrje jo tash po ka vite.Është në sirtaret e kuvendit i propozuar para katër viteve, le të hapin sirtarin mos i zverdhin dokumentet nëpër sirtat. Le të bëhet vetinng me lehtësim ndërkobëtarë, dmth vetingg pa pjesëmarrjen e Brukselit dhe Uashingtonit nuk do të jetë i suksesshëm le të hapet kutia e pandorës si u bë privatizimi i atëhershëm kur shqipëtarët u përjashtuan nga të gjitha sferat, le të hapet hetim për të gjithë funksionarët si u pasuruan në 30 vitet e fundit, le të hapin hetim edhe për partitë politike  përfshirë edhe BDI për 23 vitet e fundit të ekzistencës edhe të BDI dhe la ta shohëm si do shkoj humori këtu. Unë nuk bëj filma të Holivudit dhe nuk jamë skenarist i Holivudit.

Lidhur me deklarat e disa funksionarëve të qeverisë se po hetohen ish funksionarë të pushtetit të kaluar dhe për të njejtit do të merren masa , Ahmeti thotë se po përballemi me një situatë anti shqiptare e cila sipas tij, është në dem të ardhmërisë së venti.

Për çka kërkojmë ne vetinng që mos bëhen skenare për akuza për politika ditore. Çdo skenar i skenuar nuk është mirë për vendin. Mjaftë më me drejtësi selektive, mjaftë më me politika diskriminuese selektive. Histeri anti shqiptare që ushtrohet në Maqedoni.  Kjo situatë sipas analistave ka qenë para vitit 2001 me politikat anti shqiptare, ku e çon vendin politika anti shqiptare ,ku e con vendin politika anti shqiptare ku e çon vendin përplasjet mes entive. Ky vend ka ardhmëri në harmoni me komunitetet më të mëdha mes Maqedonve dhe Shqiptarëve, dhe ky shtet është edhe i shqiptarëve. A se vereni ju se dalëzotës të këtij shteti janë vetëm maqedonasit. Kur e pëjetë nuk do të ndodhë.

Ndërkaq mungesën e  Kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi në konferencën e djeshme të Frontit Europian Ahmeti e arsyetoi me angazhimet që z. Thaçi ka pasur e që e kanë bërë të pa mundur të jetë prezent, ai siguroi se Thaçi mbetet në linjë me Frontin  Evropian.

Ka pasur angazhime të tjera. Kam folur edh e para takimit, edhe pas takimit. Z. Thaçi është në linjë me Frontin Europian, nuk ka asnjë dilemë, por tani për të plotësuar humbjet, dështimet, pjesa qeveritare, kapen pas gjërave terciare”, theksoi Ahmeti.

Ahmeti gjithashtu njoftoi se në periudhën e ardhshme do të ketë takime intensive me strukturat e partisë deri sa, siç njoftoi ai, të shpjegohet situata në vend mbi funksionimin e qeverisë pa legjitimitet etnik dhe më pas do merret vendim se si do veprohet më tej. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share