AHMETI I DËRGON LETËR MICKOSKIT
Po ju drejtohem në një periudhë jashtëzakonisht të ndjeshme për vendin tonë. Gjendja gjeopolitike është më e rrezikshme se kurrë më parë që nga fundi i shekullit të kaluar e deri mw sot. Në këtë mjedis të ndërlikuar, çdo prishje e re e marrëdhënieve ndëretnike do të kishte pasoja serioze për kohezionin e brendshëm dhe parashikueshmërinë, shkruan nw fillim tw letrws Ali Ahmeti drejtuar kryetarit tw VMRO DPMNE-sw Hristijan Mickovski,
Vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese, të cilat duket se janë ekzekutim i programit të partisë suaj për të shfuqizuar mekanizmat kyç për mbrojtjen e komuniteteve, kanë shkaktuar shqetësim tek të gjithë qytetarët që janë të përkushtuar për ndërtimin e marrëdhënieve ndëretnike të qëndrueshme në Maqedoninë e Veriut.
Marrëveshja e Ohrit, e cila solli një mirëkuptim më të mirë ndëretnik, nuk është vetëm një çështje politike, por një themel i demokracisë sonë shumëetnike dhe përparimit demokratik. Çdo përpjekje për ta vënë atë në pikëpyetje, veçanërisht në kontekstin aktual, është një hap që mund të përkeqësojë situatën në vend dhe rajon.
Vendimet për të ndryshuar apo për të rishikuar Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, i cili është element kyç i Marrëveshjes së Ohrit, nuk janë vetëm politikisht të diskutueshme, por edhe të dëmshme për përparimin dhe bashkëpunimin mes komuniteteve. Ky është një zhvillim që mund të minojë përfitimet e fituara me përpjekje të mëdha dhe ta kthejë vendin në periudha pasigurie.
Prandaj, ju bëj thirrje të reflektoni me maturi dhe përgjegjësi për këto vendime që kanë potencial të dëmtojnë kohezionin shumëetnik në Maqedoninë e Veriut. E ardhmja e vendit tonë duhet të ndërtohet mbi bazën e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë, e jo mbi ndarje. Çdo hap që prish këto themele është i dëmshëm për të ardhmen e vendit tonë dhe për të gjithë qytetarët e tij, pa dallim etnie, ka shkruar Ahmeti.
Mickovski I pyetur pwr letrwn e kreut tw BDI-sw deklaroi se ende nuk e ka prnuar dhe lexuar tw njejtwn.
“Nuk e kam parw nuk e kam parw, unw nw ditw mar shumw letra dhe I lexojw me vwmendje maksimale tw gjitha letrat e qytetarwce edhe z.Ali Ahmeti wshtw qytetarw I kwtij vendi dhe do ti kushtojw vwmendej kwsaj letre dhe cdo letre tw qytetarwve , kwshtu vepron njw qeveri e pwrgjegjwshme” – tha Mickoski
BDI apelon për më shumë përgjegjësi dhe pjekuri nga partitë politike dhe institucionet në këtë periudhë kritike, duke nxitur zgjidhje që do të forcojnë bashkëpunimin dhe unitetin, dhe jo ndarjet. Letra e Ahmetit, përbën një thirrje për bashkëpunim, respekt të ndërsjellë dhe dialog konstruktiv.
Ndryshe kreu iBDI-sw dje letwr u dwrgoi edhe faktorit ndërkombëtar në vend që janë garantues të implementimit të Marrëveshjes sw Ohrit.