Kreu i Frontit Evropian, Ali Ahmeti para mediave tha se Fronti Europian doli forca e dytë në shtet, gjë që ndodh për herë të parë në historinë e vendit.
“Fronti Europian ngadhnjeu si koalicion fitues në zgjedhjet presidenciale me diferencë prej 40.000 vota, ndërsa në ato parlamentare me mbi 31.000 vota dhe 6 deputetë më tepër. Fronti Europian mori 19 deputetë, ndërsa opozita 13 deputetë. Fronti Europian doli ngadhnjyes në 20 komuna ku jetojnë dhe votojnë shqiptarët dhe komunitetet tjera. ndërsa opozita në 8. Fronti Europian doli forca e dytë në shtet, që ndodh për herë të parë në historinë e vendit. Këto rezultate u cënuan dhe vazhdojnë të cënohen nëpërmjet një inzhinjeringu zgjedhor në sytë e gjithë opinionit, vendor, rajonal dhe ndërkombëtar”, tha Ahmeti./tvklan.mk