Aggeler sërish me thirrje: Është koha për vendime të vështira – RMV e ka vendin në BE

Mesazhe të reja vijnë nga Shtetet e Bashkuara se është koha për të marrë vendime të vështira. Ambasadorja amerikane Aggeler inkurajon politikanët dhe qytetarët e Maqedonisë, përcjell KlanM.

“Kur shoh kufirin dhe numrin e madh të automjeteve që hyjnë dhe dalin, besoj se prosperiteti dhe siguria e këtij vendi qëndron në pranimin dhe integrimin e tij në Evropë dhe shpresoj shumë që politikanët nga të gjitha partitë politike të këtij vendi të punojnë drejt arritjes së kësaj. Kufiri me Greqinë na kujton vendimet e vështira që ky vend ka marrë tashmë. E di që edhe kjo është e vështirë, por i inkurajoj qytetarët që t’ua bëjnë me dije politikanëve të tyre se duan të jenë pjesë e BE-së”, tha Angela Aggeler, ambasadorja e SHBA-së në Maqedoni./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share