NË RMV KA EPIDEMI KORRUPSIONI
Listës së zezë amerikane do ti shtohen edhe emra të tjerë. Kështu deklaroi ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Angela Ageler, përcjell KlanM. Ajo ka theksuar se nuk mund të tregojë se kur do të publikohen emrat e rinjë. E pyetur se si e komenton reagimin e ish zëvendëskryeministrit Koço Angjushev, i cili pasi u vendos në Listë të Zezë tha se do të ankohet, ambasadorja ka nënvizuar se ankesa nuk do të ndryshojë vendimin e SHBA-së.
“Ka faza të ndryshme dhe mënyra të ndryshme në të cilat njerëzit në “listën e zezë” mund të paraqesin pakënaqësi, por në çdo rast, ne kishim paralajmëruar sanksion. Ky sanksion është vendosur dhe kjo nuk është diçka që ne e pranojmë lehtë dhe e zbatojmë lehtësisht, por gjithsesi se i ndjekim rregullat ligjore pozitive të SHBA-së gjatë vendosjes së sanksioneve të tilla. Ju siguroj të gjithëve se do të ketë emra të tjerë. Nuk ka një afat kohor specifik kur ato do të publikohen… Nuk mund të parashikoj se çfarë do të vendos Uashingtoni”, tha Angela Aggeler.
Kjo deklaratë e Ambasadores Aggeler vjen disa ditë pasi, Uashingtoni njoftoi se në Listë të Zezë të SHBA-së, për shkaqe korruptuese është vendosur edhe ish zëvendëskryeminsitri Koço Agjushev dhe familja e tij. Ajo madje ka theksuar në Maqedoninë e Veriut ka epidemi të korrupsionit.
Deklaratat e këtilla, ambasadorja Ageler i bëri gjatë vizitës në “Krivollak”, ku bashkë me ministren e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska ndoqën nga afër aktivitetet e ushtarëve amerikan dhe atyre të Maqedonisë së Veriut të cilat mbahen në suaza të stërvitjes “Partneri iguximshëm 2023”./KlanMacedonia