DUAM TË MBËSHTESIM RMV E JO TË NDËRHYJMË NË PUNËT E BRENDSHME
Deklaratës së Kryeministrit Hristian Mickoski se është bërë praktikë që ambasadorët e huaj të pëzihen në punët e brendshme të vendit, I përgjigjet ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler ajo thotë se qëllimi kryesor është mbështetja e jo përzierja. Ageler thotë se vendimet e marra në Këshillin Gjyqësor dhe në drejtësi në përgjithësi janë vetëm për drejtuesit e këtij vendi, por shton se është zhgënjyese besimi i publikut ndaj gjyqësori, që është vetëm dy për qind.
“Shpresoj se ai nuk e kishte fjalën për mua. Dhe nuk është kurrë qëllimi ynë të ndërhyjmë. Gjithmonë ka qenë shpresa jonë për të mbështetur. Vendimet e marra në Këshillin Gjyqësor, apo sinqerisht, në çdo organ tjetër brenda gjyqësorit, janë vendime të marra vetëm nga drejtuesit e këtij vendi. Ne nuk themi se kush duhet të ulet në asnjë gjykatë. Ne nuk themi se kush duhet të jetë anëtar i ndonjë këshilli. A ka korrupsion të përhapur në gjyqësor? Po. Kur mbështetja dhe besimi i publikut tek gjyqësori është 2 përqind, është zhgënjyese”, tha Ageler në një intervistë për TV Alsat.
Këto reagime erdhën pasi kryeministri Hristijan Mickoski, paralajmëroi shpërbërjen e përbërjes aktuale të Këshillit Gjyqësor dhe reformim në pjesën e zgjedhjes së ardhshme të anëtarëve të tij. Më pas Kryeministri Hristijan Mickoski shprehu gatishmërinë që të ulet në të njëjtën tryezë me ambasadorët në vend dhe të bisedojë me ta për një zgjidhje më të mirë potenciale që do të ofronin për të ardhmen e Këshillit Gjyqësor dhe të Këshillit të Prokurorëve Publikë si organe gjyqësore-prokuroriale, ndërsa kjo të mos jetë shpërndarja e tyre. /tvklan.mk/