Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Afrikën e Jugut, ku kapiteni i kombëtares U-20, talenti 19-të vjeçar i futbollit, Oshuin Andris, është vrarë me thikë pas një konflikti në rrugë.
Ai u dërgua menjëherë në spital nga familja e tij, ku nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve të marra në trup.
Andris ishte një futbollist i talentuar që kishte rënë në sytë e shumë klubeve europiane, me Barcelonën që prej kohësh e kërkonte në skuadër.