Afishet në targa/ Numër i madh i qytetarëve në pikat e kontrollit teknik

MIFTARI: PUNOJMË QË QYTETARËT TË MOS PRESIN SHUMË

QYTETARËT: ME AFISHET MBAROJNË PUNË SHPEJTË, POR JO EDHE ME DOKUMENTET

Qytetarët në radhë të gjata në pikat e kontrolleve teknike për të marrë afishet ngjitëse me RMV për targat e automjeteve. Për shkak se prej nesër, të gjitha targat duhet të jenë me emrin e ri të shtetit, shoferët duhet të paraqiten me automjetet e tyre në qendrat e kontrollit teknik, të plotësojnë kërkesën dhe të kenë me vete letërnjoftim dhe leje qarkullimi. Ngjitëset jepen pa pagesë, por duhet të vendosen në targa nga inspektorët në stacionet e kontrollit teknik. Afishet mund të gjinden në shumicën stacioneve për kontroll teknik, tek Unioni i Automjeteve të Maqedonisë, si dhe në stacionet e kontrollit teknik të Shoqatës së shoferëve të Maqedonisë.

Udhëheqësit e Kontrolleve teknike thonë se kanë filluar të japin afishe me NMK, ndërsa kjo javë pritet të jetë më e ngarkuar se zakonisht.

“Jemi në shërbim të klientëve dhe mundohemi ta bëjmë punën sa më cilësore që mos të presin shumë klientët. Po, kjo javë do të jetë pak e ngarkuar. Procesi i afisheve për të marrë është i thjeshtë. Bëhet një kërkesë tek administrata dhe pastaj vazhdon pjesa të cilën e jep Ministria e Punëve të Brendshme. Sot kemi filluar prej orës 8 deri në ora 12. Kemi pasur një statistikë tek e cila 150 afishe i kemi dhënë, për 150 klient” –  tha Refik Miftari, udhëheqës i shërbimit teknik i VIA kontrolli teknik.

Qytetarët shprehen të kënaqur shërbimet e kontrollit teknik, por nuk thonë të njëjtën gjë edhe për procedurën e dokumenteve të tjera të identifikimit si pasaportat dhe letërnjoftimet.

“Jo të gjitha dokumentet. Në procedurë e sipër është pasaporta, patentë shoferi dhe letërnjoftimi. Ndërsa këto të qarkullimit i kemi të rregulluara. Shihet një rrëmujë prapa meje, ajo që u krijua tollovi në kohët e fundit edhe pse nuk janë ruajtur procedurat. Besoj se kanë mundur të gjithë këto të bëhen më herët, jo në momentin e fundit”.

Lidhur me çështjen e ndryshimit të emrit të shtetit në dokumentet personale, nga dita e djeshme qytetarët “vlojnë” me reagime të ndryshme nëpër rrjetet sociale. Shumica prej tyre kanë shfaqur revoltën, shqetësimet dhe hutinë lidhur me masat e autoriteteve komptente të cilat ua vështirësojnë funksionimin e përditshëm. Por, ka të tillë që me ironi bëjnë shaka se prej sot nuk do të vlejnë as edhe monedhat me emrin e vjetër, as certifikatat e kurorëzimit dhe të vdekjeve, por edhe kreditë që për çdo muaj i paguajnë qytetarët. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share