Mickoski me porosi për festën e 20 vjetorit të BDI-së: Nuk është koha për të festuar, duhet të përveshim mëngët dhe të punojmë

Është kohë e vështirë,  nuk është kohë për të festuar, thotë kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se si e komenton festën e BDI-së me rastin e 20 viteve të ekzistencës.
Mickoski theksoi se BDI funksionon si shtet i thellë dhe një nga arsyet për zgjedhje të parakohshme parlamentare është të mposhtet ai shtet i thellë që kjo parti politike e ka bërë nga institucionet.
Mickoski theksoi se nuk është kohë për festime por është kohë për të përveshur mëngët dhe për të punuar sepse populli jeton shumë dhe se BDI vetëm me fjalë tregoi se është parti shtetformuese, por jo me vepra.
Nuk është koha për të festuar, duhet të përveshim mëngët dhe të punojmë se populli po jeton shumë rëndë, e jo të festojmë e të themi se kemi 20 vjet që egzistojmë, tha Mickoski.

/KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share