Adoleshetja bie me makinë në ujë, me vete merr dhe të atin

Kjo video tregon momentin kur një makinë e parkuar rrokulliset dhe bie në ujë. Ngjarja ka ndodhur të dielën në Indi, në ujëvarën Lodhiya Kund, një vend i njohur piktoresk.

Sipas BBC, një vajzë adoleshente ishte brenda në makinë në atë moment. Siç shihet edhe në video, babai i vajzës përpiqet ta shpëtojë atë, por bie në ujë bashkë me makinën. Më pas disa njerëz u hodhën për të shpëtuar babanë dhe vajzën.

Fatmirësisht nuk raportohet për lëndime të mëdha. Sipas policisë, shkak për incidentin ishte neglizhenca, pasi makina ishte parkuar shumë pranë ujit. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share