Abazoviç jep detaje për ndërtimin e urës së Bunës

Kryeministri i Malit të Zi: Po e bëjmë ekonominë e fortë

1 km distancë mes Ulqinit dhe Velipojës. Kjo do të jetë distanca e re pas ndërtimit të Urës së Bunës, një projekt i Shqipërisë dhe Malit të Zi. Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka shpërndarë disa informacione rreth këtij projekti në rrjetet sociale.

“Ura do të jetë 17 metër e gjerë, do të ketë dy korsi trafiku nga 3.75 m secila, dy trotuare nga 2 metër secili dhe dy korsi për biçikleta nga 1.25 metër secila. Ura do të lidhë 34 km plazhe me rërë, të cilat vizitohen nga rreth 530,000 turistë në vit. Distanca aktuale ndërmjet Ulqinit dhe Velipojës është 73 km, ndërsa me ndërtimin e urës do të reduktohet në vetëm 1 km. Bëjmë njerëzit bashkë! Po e bëjmë ekonominë të fortë”.

Projekti për ndërtimin e urës u prezantua më 8 Qershor në Ohër nga Kryeministri Rama dhe homologu i tij malazez, Dritan Abazoviç, do të kushtojë 9 milionë Euro dhe parashikohet të përfundojë brenda 18 muajve.

Në fillim të vitit të ardhshëm pritet të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi me Shqipërinë, u shpreh Dritan Abazoviç. Ndërtimi i këtij projekti pritet të ketë një rol të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit, synohet gjithashtu dhe afrimi i tregjeve turistike të Shqipërisë, Greqisë, Kosovës e të tjerë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share