“A po na shikoni”: Personat e verbër protestë para Qeverisë

STOJÇE DHE DHJETËRA TË VERBËR KËRKOJNË DREJTËSI

Të rreshtuar një nga një me ndihmën e një litari dhe me shkop të bardhe personat me shikim të dëmtuar kërkuan prej qeverisë mbështjetje financiare dhe sigurimin e paisjeve. Në protestë ishte edhe Stojçe Ivanovski i cili u refuzua për ndihmë të personit tjetër e për të cilën Klan M raportoi kohë më parë. Ai veçmë ka dërguar ankesë dhe po pret përgjigje nga Ministria për punë dhe politikë sociale.

“Ende nuk kam përgjigje por sipas ligjit ata duhet në kohë prej 60 ditë të japin përgjigje, deklaroi Stojçe Ivanovski.

Ndërsa Zurkani brengoset se si do ta kaloj këtë dimër përshkak se ndihmë për shtetin merr vetëm 11 mijë denarë, të ardhurat e vetme që ka familja e tij.

“Unë kam familje katëranëtarëshe nuk arrij ta paguaj rrymën. Sivjet si do të ndgrohem nuk e di”.

“Kërkojmë Qeveria t’i plotësojë kërkesat tona për ndihmë financiare dhe të na sigurojë paisje të nevojshme për personat me shikim të dëmtuar”,deklaroi Zurkani Ismani.

Kryetari i Shoqatës e personave me shikim të dëmtuar Zharko Sellkovski kërkon takim me kryemimistrin e vendit pasi der më tani asnjë nga kërkesat e tyre nuk janë plotësuar.

“Meqenëse nuk gjetëm zgjidhje pas bisedimeve prej kohësh, tash kërkojmë një takim me kryeministrin për të shprehur kërkesat tona, e ato janë ndihma për invaliditet të jetë 40% nga paga mesatare, sigurim të paisjeve, sep se sepse ne jemi i vetmi vend në këtë glob ku të verbërit nuk kanë asnjë të drejtë për ndihmë”,deklaroi Zharko Sellkovski, kryetari i Shoqatës të Personave me Shikim të Dëmtuar.

“A po na shikoni” dhe “Na jepni të drejtat” me këto parulla protestuesit kërkuan të plotësohen kërkesat e tyre./KlanMacedonia/

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share