Arben Taravari në emisionin Klan Debat tha se padyshim që zgjedhjet fitohen me aktivitet në terren, dhe këtu disi ka çaluar ASH-ja.
”As që diskutohet se zgjedhjet fitohen në terren, ne si Aleancë për Shqiptarët çdoherë kemi qenë në terren, por duhet bërë më shumë. Në kongres nuk mendoj se kishte diçka për të mësuar, sepse çdo parti politike ka pakënaqësi, gjithmonë ka në rradhet e veta çdo parti, persona që përkrahin individ të caktuar, dikush Ziadin Selën, dikush Taravarin, dikush Ilmi Azirin e kështu me rradhë”
”Ziadin Sela ka qenë themelues i ASH-së, pra un nga fillimi deri tani e kam mbështetur dhe përkrahur deri në momentin kur vendosi të tërhiqet” – tha Taravari. /KlanMacedonia/