Në tri kamionë me targa polake zbulohen 11 migrantë!

Parandalohet hyrja e jashtëligjshme e shtetasve të Sirisë, Pakistanit, Kamerunit dhe Kongos

Autoritetet e vendit kanë ndaluar hyrjen e e jashtëligjshme të 11 migrantëve nga Siria, Pakistani, Kameruni dhe Kongo. Bëhet fjalë për tri raste të veçanta për hyrje në vendkalimin kufitar Bogorodicë, gjatë kësaj por edhe javën e kaluar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Dy raste janë zbulura nga ana e ekipeve mobile të Sektorit për kontroll dhe hetime të dy automjeteve transportuese me targa të Polonisë në vendkalimin kufitar Bogorodicë më 4 janar dhe më 5 janar herët në mëngjes.

Në të dy rastet, migrantët janë zbuluar në hapësirën e gjysmë rimorkiove, gjatë kontrollit me skaner mobil.

Rasti I tretë është zbuluar nga zyrtarë të doganës poashtu në Bogorodicë gjatë kontrollit të një automjeti transportues I cili gjithashtu ka pasur targa të Polonisë.

Ndryshe para disa ditëve autoritetet e vendit kishin shkatëruar një grup kriminal prej 6 personave që kishin trafikuar migrantë në Hungari dhe Bullgari.

E ashtuquajtura “Rruga e Ballkanit” kryesisht lëviz nga Turqia dhe Greqia, përmes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë drejt vendeve evropiane që është destinacioni kryesor i migrantëve. Ata ikin nga zhvillimet luftarake dhe jostabilitetit ekonomik në vendet e tyre të origjinës.

Për këtë rrugë të rrezikshme trafikantëve u paguajnë shuma të majme të parave, kurse shpeshherë përfundojnë të plagosur, të rrahur, madje edhe të vdekur./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share