Polarizim më të madh politik në vend nuk ka pasur ndonjëherë, sipas Bujar Osmanit, i cili shton se ky polarizim vjen si rezultat i afrimit të vendit pranë anëtarësimit në BE. Sipas Osmanit, zgedhjet e ardhshme do të jenë një formë referendumi mbi forcat që duhet ta naëtarësojnë vendin në BE dhe forcave që bëjnë kalkulime me fatin e njerëzve.
“tani qartë keni një elitë politike, e cila bën gjithçka që është në fuqinë e vet për ta anëtarësura vendin në BE dhe një elitë tjetër politike, që bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre, për të penguar anëtarësimin në BE. Dhe, si ide, mendoj se këto do të jenë dy temat për të cilat qytetarët do të vendosin”, deklaroi Osmani.
Sipas tij, BDI është e gatshme të garojë në çfarëdo forme, qoftë e vetme apo në lista të përbashkëta me subjekt tjetër, por kjo çështje sipas tij, ende nuk është diskutuar dhe nuk ka vendim momental. Organet e partisë, siç thotë ai, do ta vendosin kur të vijë momenti i duhur./KlanMacedonia