Temperaturat në minus! Banorët e Shutkës tashmë katër ditë pa energji elektrike!

Dimri dhe temperaturat nën zero zuri banorët e Shutkës pa energji elektrike, e problemi vazhdon të mbetet i pazgjidhur.

Banorët e Shutkës ankohen se temperaturat e ulëta janë të papërballueshme për fëmijët për shkak të mungesës së nxehjes nëpër shtëpitë.

Temperaturat shkojnë në -1 gradë celcius ndërsa banorët e shutkës është dita e katërt rradhazi që po përballen pa rrymë elektrike, ndërsa ne tentuam për herë të pestë të kontaktojmë EVN ndërkaq nga kompania nuk janë përgjigjur.

Banor:

“Telefonin s’na çelin hiç, EVN-ja se çel telefonin, djali k abo tekefon se çelën. Zero temperature, Dimën është çka po don ma shumë se dimën 0 temperatura -1 çekto ditë k’shtu kan me bo tani prej janari e andej her e ndalin e herë e lëshojnë, ama jo sivjet çdo vjet kështu e bëjnë.”

Qytetarët u ankuan se janë me fëmijë të vegjël, por pavarsisht ankesave, në këtë acar dimri, ata nuk kanë ku, dhe më çfarë të ngrohen.

Banor:

“Ja katër ditë hiç, me fëmijë të vogël, çka me bo ndalet lëshohet, ndalet lëshohet çfarë shteti është kjo be, nuk është shtet kjo, hajduta. Ftoftë është ftoftë është. E kemi thirë EVN-në hiç nuk vijnë.”

Banor:

“S’kemi rrymë, tri ditë e ndalin edhe atë si na ndalin prej ora një pas ditë e deri në ora 1 të natës me fëmijë të vegjël, ftohtë -1 temperatura nuk e di çka është problemi me pagujt paguajmë, jam t’u shku ta paguaj ajo është kryesorja edhe atë 3 ditë a 4 rregullisht është kjo nuk është 1 ditë ose 1 orë ose dy orë, por çe katër ditë 5 ditë rregullisht.”

Ndryshe, Klan Macedonai përveç thirrjeve telefonike, dërgoi edhe letër deri tek institucioni i lartpërmendur, e deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

Shumë qytetarë sistemin e ngrohjes në shtëpitë e tyre si zgjidhje kanë energjinë elektrike dhe kjo ka shkaktuar revoltë tek banorët që mbetën pa zgjidhje. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share