Zgjedhjet presidenciale/ Në rrethin e dytë – dy kandidatët në garë edhe për censusin!

President i vendit mund të zgjidhet personi i cili “në ditën e zgjedhjeve ka mbushur së paku 40 vjeç”. Mandati presidencial zgjat 5 vite, kurse në këtë funksion mund të zgjidhet më së shumti dy herë. Që zgjedhjet të jenë valide, në rrethin e dytë jehona e zgjedhësve duhet të jetë 40%.

Janë teorike gjasat që presidenti të zgjidhet në rrethin e parë të zgjedhjeve, për shkak se një nga shtatë kandidatët duhet të fitojë shumicën prej numrit të përgjithshëm të votuesve apo mbi 900.000 vota.

Në rrethin e parë zgjedhor nuk nevojitet censusi, kurse në rrethin e dytë plasohen dy kandidatët që kanë fituar më shumë vota në rrethin e parë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Që të zgjidhet Presidenti, njëri prej tyre duhet të fitojë shumicën e votave, me kusht nëse jehona ka qenë mbi 40% respektivisht mbi 725.000 vota.

Në 6 ciklet e mëparshme zgjedhore, kushti ishte plotësuar.

Në vitin 2019 jehona e zgjedhësve në rrethin e dytë ishte 46.65%, më 2014 – 54.36%. Në vitin 2009 pati jehonë më të vogël me 42.61%, kurse jehona më e madhe e votuesve është shënuar një zgjedhjet e para, në vitin 1994, kur në vendvotime dolën 77.4% e votuesve.

JEHONA E ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE – RRETHI I DYTË

1994 – 77.4%

1999 – 69.91%

2004 – 53.6%

2009 – 42.61%

2014 – 54.36%

2019 – 46.65% /tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share