Kryeprokurori publik: Rastet për vepra penale në fushën e korrupsionit dhe me interes të veçantë publik duhet të punohen urgjentisht

Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut sot përmes një njoftimi me shkrim njofton se prokurori publik i shtetit Ljupço Kocevski i ka merr seriozisht apelet nga pushteti ekzekutiv dhe nga publiku në përgjithësi për të rritur aktivitetin e të gjitha organeve hetimore, e veçanërisht të Prokurorisë Publike në luftën kundër korrupsionit.

Për këto arsye, në kuadër të kompetencave të tij, të cilat janë të karakterit organizativ dhe nuk ndërhyjnë në veprimet e prokurorëve publikë, prokurori publik shtetëro  po ndërmerr hapa për një riorganizim serioz të forcave të Prokurorisë Publike, të cilat mundëson ndjekje më efikase të autorëve të krimeve, veçanërisht në fushën e krimit financiar dhe korrupsionit, thuhet në KOMUNIKATË

Nga atje bëjnë të ditur se prokurori publik i Maqedonisë së Veriut ka lëshuar një udhëzim obligativ me të cilin, me qëllim të mbrojtjes së interesit publik dhe për zbulimin dhe ndjekjen më efektive të krimeve dhe autorëve të tyre, kërkohet që të gjithë prokurorët publikë menjëherë t’i japin përparësi në trajtimin e çështjet penale në fushën e korrupsionit që janë me interes të veçantë publik. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share