Dje festuan 125 vjetorin e themelimit, sot Barcelona pëson humbje nga Las Palmas

Skuadra e Barcelonës ka vazhduar me krizë rezultatesh në La Liga.

Katalanasit u mposhtën në shtëpi nga Las Palmas, me rezultat 1-2, shkruan IndeksOnline.

Kjo është ndeshja e tretë pa fitore për djelmoshat e Hansi Flick.

Sandro Ramirez i dha epërsinë skuadrës mysafire në minutën e 49-të.

Raphinha barazoi shifrat në minutën e 61-të, derisa pas gjashtë minutave, Las Palmas riktheu epërsin me golin e Fabio Silva.

Barcelona vazhdon të jetë lidere e La Ligas me 34 pikë, katër më shumë se Real Madridi, e cila të dielen luan ndaj Getafes.

Në anën tjetër, Las Palmas me këtë fitore shkon në kuotën e 15 pikëve dhe renditet në vendin e 14-të./IndeksOnline/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share