Komisioni për zgjedhje dhe emërime/ Komisioni kalon Ardian Demirin për anëtarë në Këshillin e Prokurorëve

Në komisionin për zgjedhje dhe emërime sot pritet të kalojë anëtari i propozuar nga VLEN për këshillin e prokurorëve, Ardian Demiri, pavarësisht se për të njëjtin u publikuan edhe fotografi ku shihet afër kreut të LD-së, Izet Mexhiti, gjegjësisht ishte pjesë e kësaj partie. Pavarësisht kësaj, Demiri pritet të kalojë si anëtar i ardhshëm i këshillit të prokurorëve, thotë kryetari i këtij komisioni, Gjorgji Sajkovski. Sipas tij, për anëtarin tjetër që ra nga konkursi për shkak se nuk i plotësonte kushtet, do të hapet konkurs i ri, po sa të kalojë në komision emërimi i Demirit.

“Pashë që ka një kandidat që i përmbush kushtet dhe ai sot do të propozohet, kurse për tjetrin do të hapet konkurs sa më shpejt që mundet. Mendoj që ishte kandidati Adrian nga Struga ai që i përmbush kushtet dhe sot do të propozohet që të kalojë në komision. Menjëherë pas përfundimit të seancës për zgjedhje dhe emërime, do të propozoj që kryetari i Kuvendit të hapë konkurs për këshillin e prokurorëve” – tha Sajkovski.

I pyetur nga Klan për prapavinë politike të Demirit po edhe për kritikat e opozitës, ai tha se opozita gjithmonë kritikon dhe tha se ai beson në profesionalizmin e kandidatit Demiri.

“Nuk e di, çfarëdo që ne dhe partneri jonë i koalicionit të propozojmë, ka dikush që ka vërejtje. Unë besoj në profesionalizmin e njerëzve që i propozojmë dhe, duke pasur parasysh këshillin e prokurorëve, duke pasur parasysh se sa është besueshmëria në sistemin e gjykatësve dhe prokurorëve, mendoj që nuk duhet të ketë inate, por duhet të na bashkohen që të bëjmë ndonjë zgjidhje dhe ndryshime” – tha Sajkovski.

Ndryshe, është kandidati Vedat Salihi ai që është larguar nga ky konkurs, edhe pse njëherë u debatua në komision për të njëjtin. Ai është larguar për shkak se në momentin kur ka konkuruar në dokumentet e tij ka munguar përvoja e punës që është kërkuar nga komisioni. Edhe pse VLEN e thoshte të kundërtën, ishte Fronti Europian ai që insistonte që Salihi të largohej dhe të rishikohej aplikimi i tij, sepse sipas tyre kandidati ka bërë edhe shkelje tjera ligjore për të cilat edhe rezikon kallëzim penal. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share