Enric Masip, këshilltar dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Joan Laportas, ka zbuluar se Paris Saint-Germain ka bërë një ofertë prej 200 milionë euro për Lamine Yamal gjatë afatit kalimtar të verës.
Në një intervistë për El Chiringuito TV, Masip u pyet në lidhje me këtë propozim thelbësor, për të cilin ai konfirmoi se “ka ardhur nga Franca”.
“Paris Saint-Germain bëri një ofertë me vlerë 250 milionë euro për Lamine Yamal verën e kaluar”.
“Laporta as që e kishte marrë parasysh këtë, nuk ka asnjë shans për të shitur Lamine”, ka zbuluar Matip.
Barcelona e konsideron Lamine një lojtar që nuk është në shitje me asnjë çmim nën klauzolën e tij të lirimit prej 1 miliard euro.
Sulmuesi anësor spanjoll është vetëm 17 vjeç, por është lehtësisht një nga lojtarët më të mirë në botë në pozicionin e tij. /Telegrafi/