Opozita me kritika! Mbi 700 amandamente për të përmirësuar propozim-buxhetin

Fronti Europian dhe Lidhja Social Demokrate kanë lëshuar sër kritikash pushtetit lidhur me propozim buxhetin e vitit 2025. Deputetja e Frontit Europian Rina Ajdari thotë se ky propozim është poshtërues për shqiptarët.

Nga Fronti kujtojnë se ky propozim buxhet nxjerri në pah gënjeshtrën historike tē Mexhitit për ndërtimin e kampusit Nënë Tereza. Ajdari shton se Fronti ka propozuar mbi 50 amendamente për të përmirësuar gabimet dhe lëshimet e VLEN.

“Ne si grup parlamentar i Frontit Europian, kemi dorëzuar në procedurë parlamentare mbi 50 amendamente ndaj këtij propozim buxheti të cilat nëse votohen do të përmirësojnë dukshëm të gjitha mangësitë e lartë përmendura të këtij propozim Buxheti. Ne propozojmë ritjen e mjeteve të projektit për Korridorin 8 dhe 10D nga 8 miljard denarë në 15.1 miliard denarë. Partnerët pa legjitimitet dhe pa ndikim në vendimmarje në Qeveri, VLEN, UNT-së në buxhetin 2025 i propozohet jo më shumë se 12.1 milion denarë kurse amendamenti ynë propozon rritje të këtyre mjeteve për shpenzime kapitale në 300 milion denarë”, tha Rina Ajdari nga BDI. 

Deputeti i Social Demokratëve Bllagoj Boçvarski thotë se VMRO-ja ndryshe flet kur është në opozitë e ndryshe vepron në pushtet. Akuzon pushtetin se për pak muaj, rriti borxhin publik për 10 përqind. Boçvarski thotë se VMRO-ja nuk ka mbajtur asnjë premtim në këto 4-5 mujorë sa janë në Qeveri.

“VMRO-DPMNE-ja para zgjedhjeve premtonte koncept të ri të punës, transparencë, përgjegjësi, zhvillim, paga më të larta për policinë dhe ushtrinë për sektorin publik dhe atë privat për arsimin dhe shëndetësinë. Premtoi zvogëlim të borxhit publik dhe deficitit buxhetorë, rritje të investimeve kapitale dhe standart më të lartë jetese, ta shohim, çfarë kemi sot nga këto, çfarë përfituam në këtë 4-5 mujorë të Qeverisjes së VMRO-së”, deklaroi Bllagoj Boçvarski nga LSDM. 

Përdallim nga opozita, propozim Buxhetin e cilësojnë si historik në pjesën e bujqësisë partnerët e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja.

“Mjetet e ndara për programet për bujqësi dhe zhvillim rural rriten për shifër të pabesueshme prej 284%. Në mënyrë shtesë investimet kapitale për këtë sektor rriten për 102% përdallim nga viti 2024. Këto nuk janë vetëm numra këto janë dëshmi të forta për përkushtimin dhe parneritetin e koalicionit “Maqedonia yte” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja me bujqit”, tha Malisa Stankoviq nga VMRO-DPMNE. 

Ndryshe, në Kuvend sot për të katërtēn ditë me rradhē ka vazhduar debati lidhur me propozim buxhetin e vitit 2025. Sipas informacioneve deri mË tani nË procedurË parlamentare janË dorËzuar mbi 700 amendamente. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share