VMRO: Më të shumtë e më të motivuar edhe sot para Qeverisë

VMRO-DPMNE përmes një komunikate për media paralajmëron dhe  mbështet protestën nacionale “Ultimatum – Jo faleminderit” dhe u bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht, me zë të lartë dhe me dinjitet në tubimin e sotëm të paraparë për në 19:00 para godinës së Qeverisë.

Më të shumtë dhe më të motivuar për të vazhduar të shprehim qëndrimin tonë kundër shantazheve që Qeveria është e gatshme të pranojë dhe të asimilojë popullin e vet dhe t’i shkaktojë dëme të qëndrueshme interesave kombëtare dhe shtetërore. Bëhet fjalë për mbrojtjen e Maqedonisë dhe obligimin e secilit, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare apo politike, që të përfshihet sa më masivisht në këto protesta popullore.

VMRO-DPMNE mbështet të drejtën dinjitoze për të protestuar në mënyrë paqësore  në mbrojtje të identitetit dhe kundër asimilimit, por në të njëjtën kohë si parti po shqyrtojmë mundësinë që këto protesta të vazhdojmë duke qëndruar para Qeverisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Të shumtë dhe më të motivuar sot para godinës së Qeverisë me fillim nga ora 19:00 le të themi një Ultimatum – JO FALEMINDERIT

/KLanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share