Bashkimi Demokratik për Integrim BDI ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, për deklaratë e tij , të cilën BDI i ka cilësuar si kërcënime të vazhdueshme dhe abuzim të pushtetit. Sipas BDI-së këto veprime përbëjnë shkelje të ligjit dhe përpjekje për të minuar opozitën.
“Ky veprim nuk është asgjë më shumë se një abuzim i hapur i pushtetit, një përpjekje për të krijuar perceptime të gabuara në opinionin publik dhe për të kufizuar hapësirën e opozitës për të vepruar. Për më tepër, këto veprime ushtrojnë ndikim dhe presion të papranueshëm mbi institucionet e pavarura të drejtësisë. Kryeministri nuk është prokuror, as nuk ka të drejtë të abuzojë pozitën e tij për qëllime të luftës politike. Këto kërcënime të vazhdueshme janë të paligjshme dhe tregojnë një arrogancë që është shenjë e pasigurisë së tij. Qeverisja e bazuar në frikë dhe manipulim nuk mund të jetë një standard në demokracinë tonë” – thonë nga BDI.
Por, Kryeministri Hristijan Mickoski mohoi akuzat e BDI-së. Ai bëri të qartë se deklara e tij nuk ka pasur asnjë qëllim kërcënues por nëpërmjet të njejtave ka kërkuar që prokurorët të veprojnë dhe të merren me ata raste që ka pasur keqpërdorime nga pushteti I kaluar.
“Nuk do të thosha se po kërcënoj, nuk e di ku e keni dëgjuar që po kërcënoj. Përndryshe, po, duhet të shqetësohen kriminelët politikë që kanë qenë në pushtet vitet e fundit, do të thosha me dekada. Njoftimi i referohet deklaratës time të djeshme se kur prokurorët duhet të kryejnë një aksion ndaj kriminelëve që kanë qenë pjesë e shtatë viteve të mëparshme të qeverisjes në vendin tonë, atëherë ata ose marrin viruse stomaku ose temperaturë ose ftohje etj, kurse të nesërmen është një lajm I vjeter. Çështja është atë ditë të kryhet puna” – tha Kryeministri Hristijan Mickoski.
Ndërkaq, sa I përket deklaratas së liderit të BDI-së Ali AHmetit se qeveria po i shkatërron të gjitha të arriturat në vend dhe se nëse nëse preket ligji për gjuhët, të gjithë shqiptarët do të jenë në këmbë, sipas Mickoskit kjo është pjesë e retorikës së opozitës përmes së cilës mundëhen të shkaktojnë destabilizim në vend.
“Jemi mësuar me deklarata të tilla të z. Ali Ahmeti, të jetë faktor destabiliteti, të thërrasë për retorikë luftarake, të thërrasë për trazira, destabilitet e të ngjashme, por nuk mendoj se kjo mund të shkaktojë pikërisht atë që tha sepse janë të vetëdijshëm edhe shqiptarët edhe të gjithë qytetarët në Maqedoni, për gjithçka që ai personalisht bëri dhe ato pak persona rreth tij për 20 vitet e fundit kur ishin në pushtet. Supozoj se mesazhi i referohet të njëjtëve gjyqtarë kushtetues që janë emëruar në Gjykatën Kushtetuese në Reçicë dhe Bihaçkë, sepse ligji për përdorimin e gjuhëve është në gjykatën kushtetuese, sepse aty po t’i shikoni do të shihni. njerëzit që dolën nga fletorja e Reçicës sw Vogwl dhe e Bihaçkës, ndaj mendoj se presioni mbi ata njerëz vazhdon” – tha Ahmeti.
Kujtojmë se mbrëmë Lideri I BDI-së Ali Ahmet inga takimi me qytetarët I dërgi mesazh qeverisë aktuale se “nëse preket gjuha shqipe të gjithë shqiptarët do të jenë në këmbë”. / tvklan.mk/