Zhvillimet politike në vend! BDI nis takimet me qytetarët – Shqetësime për situatën aktuale politike!

Shqetësimet për rrugëtimin evropian të vendit, ndryshimet kushtetuese, çështja e legjitimitetit, marrëdhëniet ndëretmike,  vettingu I monitoruar ndërkombëtarisht, por edhe takimet me qytetarë nga Likova deri në Strugë ishin në fokus të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm dhe Kryesisë Qendrore të BDI-së.

Ndarja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në rrugëtimin evropian, nuk është lajm I mirë për vendin – thonë nga BDI-ja duke I bërë thirrje Qeevrisë, që sa më parë të miratohen ndryshimet kushtetese, kurse integristët zotohen se do të mbështesin këtë process.

Para katër viteve, BDI-ja ka deponuar në Kuvend ligj të posacëm për vetting dhe u bëhet thirrje të gjitha partive politike që të mbështesin këtë ligj. Gjithashtu është diskutuar edhe nevoja për hetim për të gjithë partitë politike por edhe origjina e pasurisë së politikanëve, me theks të vecantë të hetohet, sic e quajnë nga BDI-ja, privatizimin skandaloz të pronës shtetërore, që krijoi oligarkët maqedonas.

BDI-ja nis takimet me qytetarët. Stacionet e para do të jenë Likova dhe Saraji. Synohet që takimet të përfshijnë të gjitha zonat shqiptare deri në Strugë.

Kryesia Qendrore e BDI-së, sic u tha, shpreh shqetësime për marrëdhëniet ndëretnike në vend, që sipas tyre po rëndohen nga veprimet e qeverisë aktuale dhe I bën thirrje faktorit ndërkombëtar, vecanërisht SHBA-së dhe BE-së , për rëndësinë e respektimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe angazhimin e tyre rreth respektimit konsekuent të kësaj marrëveshje. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share