Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së shtunë është arrestuar 27-vjçari me iniciale M.LL. nga Shkupi.
Policia gjatë bastisjeve në shtëpinë e tij ka gjetur drogë.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me vendim gjykate dhe ku është përdorur edhe një qen i specializuar, janë gjetur dhe konfiskuar dy pako me rreth 140 gramë amfetaminë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.