Drejtori i ANB-së/ LSDM kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Hristovskit

LSDM-ja ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Bojan Hristovskit dhe emërim të drejtorit të ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare, i cili sipas kësaj partie do të rikthejë profesionalizmin dhe besimin në këtë institucion. Sipas kësaj partie , kuadrot politike dhe partiake nuk kanë vend në ANB, e cila duhet të mbetet institucion i pavarur, që do të punojë për të mirën e qytetarëve, e jo për interesat e një partie dhe të një personi, siç është VMRO-DPMNE dhe Mickoski. Ndërkaq, kryeministri, Hristijan Mickoski ka hedhur poshtë këto akuza duke i cilësuar sikur të pa baza.

“Në vend të një profesionisti, në krye të ANB-së, qeveria cakton një njeri partiak, kryetar të Komitetit të Qytetit të VMRO-DPMNE-së dhe një propagandues aktiv të qeverisë. Këtë e vërtetojnë postimet, fotot dhe mbishkrimet e shumta në profilin e tij në Facebook. Fjalë për fjalë çdo postim i tij i dedikohet DPMNE-së dhe në funksion të propagandës së Mickoskit. Ai shihet shumë krenar në një foto me Mickoskin, me Siljanovskën dhe se si ai me zell propagandon politikat e partisë së tij. Prandaj janë qesharake deklaratat e Mickoskit se është depolitizuar. Kjo është një gënjeshtër” – tha Metodija Ilievski, LSDM.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share